Al-Ahli është fituesja e Superkupës së Arabisë Saudite, pasi mposhti në finale nga pika e bardhë e penalltisë, Al-Nassr. Në HongKong u luajt sot finalja e madhe mes Al-Nassr dhe Al-Ahli, ku koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2 dhe fituesi u vendos nga “ruleta ruse”. Al-Nassr erdhi në finale pasi mundi 2-1 në gjysmëfinale Al-Ittihad, ndërsa Al-Ahli fitoi thellë 5-1 në gjysmëfinale ndaj Al-Qadisah.
Ekipi i drejtuar nga Jorge Jesus kaloi i parë në avantazh. Në minutën e 41-të, pas një prekje topi me dorë brenda zonës nga mbrojtësi i djathtë i Al-Ahli, Majrashi, arbitri akordon penallti.
I zakonshmi Cristiano Ronaldo merr topin dhe me qetësinë që e karakterizon, dërgon topin në rrjetë. Megjithatë, në fund të shtesës së pjesës së parë, Al-Ahli barazon shifrat me Franck Kessie. Ish-mesfushori i Milanit barazon shifrat me një goditje plot kals në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.
Pjesa e dytë ishte shumë e ekuilibruar për të dy ekipet. Në minutën e 82-të, Marcelo brozovic i rrëmbën një top në zonë Franck Kessie dhe e dërgon atë në rrejtë. Në minutën e 88-të, u barazuan sërish shifrat. Mahrez kroson nga goditja e këndit, Ibanez dërgon me kokë topin në rrjetë, duke përfituar edhe nga dalja e gabuar e Bento. Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Dy ekipet iu drejtuan ruletës ruse, aty ku futbollistët e Al-Ahli u treguan më të saktë dhe fituan me shifrat 5-4. I vetmi që gaboi ishte mesfushori i Al-Nassr, Al Khaibari.
Cristiano Ronaldo duhet të presë akoma për të festuar trofeun e parë tek Al-Nassr. Zhgënjim i madh te portugezi dhe yjet e tjerë të Al-Nassr. E gjithë festa është për Franck Kessie, Mahrez &Co.
The post Cristiano Ronaldo në lot, Al-Nassr nuk ia del dot në finale. Al-Ahli fiton falë “ruletës ruse” (video) appeared first on Telesport.