Edhe pse është vetëm 15 vjeç, djali i Cristiano Ronaldo është në rrugën e duhur për ndjekur shembullin e babait të tij. Pas stërvitjes në akademitë e Juventusit dhe Manchester United, adoleshenti ndoqi të atin te Al-Nassr në Arabinë Saudite. Ky është klubi për të cilin luan aktualisht.
Megjithatë, në verë Cristiano Ronaldo Junior duket se është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. I kërkuar nga disa klube evropiane në muajt e fundit, duke përfshirë Manchester United, Juventus, Tottenham, Bayern Munich, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Hoffenheim, Inter Milan, Atalanta dhe Salzburg, Cristiano Ronaldo Junior po stërvitet me ekipin U16 të Real Madridit, gjatë ditëve të fundit.
“The Athletic” zbulon se ideja është jo thjesht për t’u stërvitur, por shumë shpejt Cristiano Ronaldo Junior mund të nënshkruajë kontratën e parë profesionite me klubin madrilen.
Pasi përveç famës dhe historisë që ka pasur i ati me “Los Blancos”, Cristiano Ronaldo Junior konsiderohet si një talent i ri me të dhëna të mira dhe premtuese për të ardhmen.
The post Cristiano Ronaldo Junior drejt transferimit te Real Madrid? Zbulohen prapaskenat appeared first on Telesport.










