Cristiano Ronaldo është “i pangopur”: Dua më shumë se 950 gola

Pasi shënoi golin e tij të 950-të në karrierë në fitoren 2-0 të Al-Nassr ndaj Al-Hazmax Cristiano Ronaldo ka deklaruar se ndihet i pangopur nga golat dhe sukseset.

Portugezi, si gjithmonë, nuk i vendos limite vetes. Pas ndeshjes, ai ka shkruar një postim domethënës dhe paralajmërues në rrjetet sociale.

Legjenda e futbollit botëror po i afrohet shifrës së 1000 golave në karrierë dhe tani i duhen edhe 50 të tjerë për të arritur këtë objektiv historik.

“Kam uri për më shumë. Dua të shënoj gola të tjerë. Faleminderit për mbështetjen”, është shprehur CR7.

The post Cristiano Ronaldo është “i pangopur”: Dua më shumë se 950 gola appeared first on Telesport.