Crespo vlerëson Ancelotti: Është e vështirë të gjesh një lojtar që flet keq për të

Ish-sulmuesi Hernan Crespo, që së fundi është emëruar si trajner i ri i skuadrës së São Paulo, foli për ardhjen e Carlo Ancelotti si drejtues në kombëtaren e Brazilit.

Është e vështirë të gjesh një lojtar që flet keq për të. As nuk e di nëse ekzistojnë lojtarë të tillë”, tha Crespo, që e njeh mirë trajnerin italian.

Ata kanë punuar së bashku te Milan dhe PSG, duke e patur argjentinasin lojtar e më pas në stafin e tij.

Carlo më mësoi se përpara teje nuk ke vetëm lojtarë, por edhe njerëz. Ai më ndihmoi të kuptoja se mund të kesh një marrëdhënie të mirë pa humbur autoritetin tënd”, deklaori Crespo.

The post Crespo vlerëson Ancelotti: Është e vështirë të gjesh një lojtar që flet keq për të appeared first on Telesport.