Hernán Crespo ka rrëfyer finalen e Champions League 2005 mes Milanit dhe Liverpool-it, ndeshja që e preku më shumë: “Pas golit të Maldinit shënova dopietë, e përfunduam pjesën e parë 3-0. Pastaj anglezët na përmbysën, teksa humbëm me penallti.
Nuk është e lehtë ta përballosh një humbje të tillë, sidomos pas dopietës personale… Për vite nuk doja ta shihja atë ndeshje… Së fundi kam bërë paqe me atë histori të mallkuar. Nuk diskutoj shumë për të, sepse më rikthehet zemërimi…”
Për bashkëlojtarin më të fortë, Crespo nuk zgjodhi vetëm bazuar te teknika, por edhe morali, duke përmendur Paolo Maldini. Gjatë sezonit me të te Milani, argjentinasi kuptoi si duhet të sillet një kapiten.
Rreth rolit të tij si trajner, Crespo tha se është më e vështirë se vetë në fushë: “Nëse një lojtar mendon kryesisht për veten, trajneri duhet të mendojë për 25-30 persona. Është si një mësues që mban përgjegjësi për edukimin e gjithë klasës”.
The post Crespo: Për vite me radhë s’doja ta shikoja finalen Milan-Liverpool, tani kam bërë paqe appeared first on Telesport.