Cristiano Ronaldo i nuk lë asgjë rastësisë, në fushën e blertë apo jashtë saj. Kampioni portugez është po aq i fiksuar për çdo aspekt të kujdesit ndaj trupit të tij, për të vazhduar me performanca të jashtëzakonshme, sa edhe për t’i menaxhuar detajet e jetës private dhe të interesave personale. Një dëshmi e kësaj ka ardhur nga lajmet për martesën e tij të ardhshme me Georgina Rodriguez.
Çifti, që është bashkë tashmë prej gati 10 vitesh, ka vendosur të martohet. Njoftimi erdhi në rrjetet sociale, me unazën e treguar nga partnerja historike e futbollistit të Al-Nassr. Ashtu si aktiviteti i tij profesional, edhe ky event do të ndiqet me shumë interes. Tashmë kanë dalë në media disa detaje për klauzolën e mundshme martesore. Sipas mediave portugeze, veçanërisht revistës “TV Guia”, Ronaldo ka marrëveshje të detajuar për gjithçka me Georgina Rodríguez.
Ashtu si kur nënshkruan kontrata me klubet, CR7 është i gatshëm të sigurohet në rast një ndarjeje të mundshme në të ardhmen nga bashkëshortja, duke i garantuar asaj një lloj “pensioni jetësor” për të mbajtur veten dhe fëmijët. Pra, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” siguron që atyre nuk do t’iu mungojë asgjë.
Në rast ndarjeje, Georgina Rodriguez do të merrte një “pension jetësor” prej mbi 114.000 dollarë në muaj, më shumë se një milion dollarë në vit. Kjo marrëveshje, e nënshkruar pas lindjes së vajzës së tyre të parë, Alana Martina, do t’i garantonte gjithashtu pronësinë e vilës së Ronaldos në lagjen ekskluzive “La Finca” të Madridit, rezidencë me vlerë mbi 5.64 milionë dollarë.
Shifra të jashtëzakonshme, por jo për Cristiano Ronaldon, i cili mund të mbështetet te një pasuri e madhe. Mjafton të mendohet se portugezi 40-vjeçar, aktualisht sportisti më i paguar në botë, fiton mbi 230 milionë dollarë në sezon nga Al-Nassr.
Për t’iu dhënë një ide mbi shifrat astronomike që fiton Ronaldo në aventurën e tij në Arabinë Saudite, mjafton ta shpërndajmë rrogën e tij: rreth 16.67 milionë euro në muaj, 4.167 milionë në javë, 595.357 euro në ditë, pak më pak se 25.000 euro në orë, mbi 413 euro në minutë dhe rreth 6.9 euro në sekondë. Duke marrë parasysh të gjitha pasuritë e tij, për CR7 nuk do të jetë problem të sigurojë “pensionin jetësor” prej një milioni euro në vit për Georgina.
The post CR7, klauzolë martesore “e artë” për Georgina. Ja çfarë ndodh në rast divorci appeared first on Telesport.