Një nga momentet më të veçanta në karrierën e Cristiano Ronaldos, që ai nuk do ta harrojë kurrë, ndodhi kur vizitoi Shtëpinë e Bardhë dhe mori elozhe nga presidenti i SHBA, gjatë një darke elegante të organizuar në nder të princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Donald Trump mori kohën e tij për ta falënderuar yllin portugez të Al-Nassr për pjesëmarrjen, duke zbuluar se djali i tij i vogël, Barron, është “një fans i madh” i CR7 dhe mbeti thellësisht i impresionuar, pasi pati mundësinë ta takonte.
“Barron e takoi. Dhe mendoj se tani më respekton pak më shumë, vetëm nga fakti se të prezantova me të”, – tha Trump. Cristiano Ronaldo është pjesë e “Saudi Pro League” që nga viti 2022, kur firmosi një kontratë prej 200 milionë euro për sezon. Sulmuesi 40-vjeçar nënshkroi zgjatje kontrate në qershor të këtij viti.







The post CR7 bën edhe Donald Trumpin ta admirojë…, i biri mbeti i mahnitur nga portugezi (fotot) appeared first on Telesport.











