Thibaut Courtois analizoi humbjen e radhës të Real Madridit dhe momentin e vështirë që po kalon ekipi, me vetëm 2 fitore në 8 ndeshjet e fundit. Portieri belg mori përgjegjësinë për golin e parë ndaj City: “Nuk e meritonim humbjen, ishte ndeshje e barabartë. Te 1-1 gabova unë, topi më erdhi shumë pranë dhe nuk e spastrova mirë. Pastaj na shënuan menjëherë për 2-1”. Ai theksoi se në pjesën e dytë skuadra mori kontrollin, por “topi nuk donte të hynte në rrjetë”.
Courtois tregoi se për mungesën e Mbappé ekipi u informua në grumbullim: “Dje nuk dukej mirë. Është për t’u vlerësuar që erdhi të na mbështeste. Më mirë të humbasë një ndeshje sesa 10”.
Ai mbrojti grupin dhe Xabi Alonso: “Sot u pa që skuadra është me trajnerin. Sikur dikush të mos ishte me trajnerin, do të humbnim 6-0. Të gjithë luftuan deri në sekondën e fundit”. Për zërat mbi zëvendësim të Xabi Alonso tha: “Janë normale kur ke seri rezultatesh negative, por sot treguam që nuk jemi ekip i vdekur”.
The post Courtois: Po të mos e donim trajnerin humbnim 6-0, sonte treguam se nuk jemi ekip i vdekur appeared first on Telesport.










