Courtois i përlotur, largohet i dëmtuar nga fusha. Real Madridi në alarm, Rudi Garcia e ngushëllon

Një goditje e rëndë për Belgjikën dhe Thibaut Courtois. Portieri i Real Madridit u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 71-të të sfidës ndaj Spanjës, pas një dëmtimi në zonën e kuadricepsit të majtë.

Courtois mbeti i shtrirë në fushë pak para ndërprerjes për hidratim dhe u kontrollua menjëherë nga stafi mjekësor. Pas pushimit të shkurtër, ai e kuptoi se nuk mund ta vazhdonte ndeshjen dhe kërkoi zëvendësimin.

Në vend të tij u aktivizua Senne Lammens, portieri i lindur në vitin 2002, që aktivizohet te Manchester United, duke regjistruar paraqitjen e tij të tretë me kombëtaren belge.

Momenti ishte prekës, Courtois u largua nga fusha me lot në sy, dukshëm i dëshpëruar. Sapo mbërriti në pankinë, ai u përqafua nga shokët e skuadrës, ndërsa trajneri Rudi Garcia u afrua për ta ngushëlluar në një moment shumë emocional.

 

The post Courtois i përlotur, largohet i dëmtuar nga fusha. Real Madridi në alarm, Rudi Garcia e ngushëllon appeared first on Telesport.