Portieri i Real Madridit dhe i Belgjikës, Thibaut Courtois, ka befasuar me një investim të ri; rikthimin e diskotekës legjendare “Versuz” në Hasselt, pranë Bree, vendlindjes së tij. Lajmin e bëri të ditur Het Belang van Limburg.
“Versuz”, ikonë e jetës së natës belge ku kanë performuar emra si David Guetta, Tiësto apo Martin Solveig, u mbyll në maj 2025 për t’u shndërruar në një hapësirë multifunksionale për koncerte e evente, sipas themeluesit Yves Smolders. Sipas projektit, salla e re do të bashkojë dy ambiente dhe ofrojë kapacitet deri në 4.000 persona, me teknologji të avancuar në zë, ndriçim e komoditet.
Smolders, i cili në vitin 2021 organizoi festën pas dasmës së Courtois në Kanë, e ka tërhequr portierin në këtë aventurë të re. Ky nuk është hapi i parë i portierit belg në muzikë. Më 2019, Courtois ishte pjesë e “Artist Amplifier”, qendër muzikore në Hasselt, që ofron mësime për DJ, label diskografik dhe agjenci artistësh.
The post Courtois bëhet pronar i diskos më të famshme belge, do ta zgjerojë deri në 4.000 persona appeared first on Telesport.