Thibaut Courtois foli në prag të ndeshjes së Champions-it kundër Juventusit, që do të jetë e 300-ta e tij me Real Madridin: “Jam shumë krenar që e arrij këtë shifër. Si fëmijë ëndërroja të luaja për këtë klub. Do të përballemi me një skuadër të madhe si Juventusi, që po kalon moment jo të mirë, por ka shumë cilësi në mbrojtje e sulm. Duhet të luajmë me intensitet për të fituar”.
Për fjalët e Laporta: “Duhet t’i thotë ato gjëra, por që kur jam te Reali, nuk kemi qenë kurrë të favorizuar. Gjyqtarët janë njerëz dhe mund të gabojnë, por ne nuk kemi pasur ndihma”. Për ndeshjen që do luhet në Miami: “Do ta ndryshojë garën, nuk mund të krahasohet me NFL apo NBA. Kjo nuk është e drejtë për lojtarët, sepse duhet të luhet gjithmonë në shtëpi dhe jashtë”.
Mbrojtja e Realit: “Po mbrohemi shumë mirë me të gjithë ekipin. Kundër Getafe duhet të isha i vëmendshëm gjithë kohën. Po funksionon mirë puna kolektive”. Për javën e ngarkuar: “Përgatitja mbetet e njëjtë. Kur ‘Bernabeu’ na mbështet, gjithçka bëhet më e lehtë. Na jep energji për ta vazhduar luftën”.
Për objektivat e Realit: “Duam të jemi mes 8 më të mirëve, sepse kjo e lehtëson rrugën. Duam të fitojmë ndaj Juventusit për t’i shmangur komplikimet. Vitin e kaluar humbëm në shtëpi ndaj Milanit dhe duam ta shmangim përsëritjen”.
Për Vinicius: “Mendoj se gjykimet ndaj tij janë të padrejta. Shpesh provokohet në stadiume dhe ndonjëherë reagimet e tij janë të kuptueshme. Ai është djalë shumë i mirë dhe po e fillon sezonin shkëlqyeshëm. Nuk është e lehtë kur i gjithë stadiumi të fishkëllen. Ai po mëson të jetojë me këtë. Më kujton Diego Costa, që i çmendte kundërshtarët. Nëse arrin ta menaxhojë kështu, do të jetë perfekt për ne. Ai është ndër më të mirët në botë”.
The post Courtois alarmon me Milanin e sezonit të kaluar, para sfidës ndaj Juventusit appeared first on Telesport.