U njohën në xhirimet e serialit Friends para tre dekadash, por Jennifer Aniston dhe Courteney Cox po tregojnë se miqësia e tyre është më e fortë se kurrë.
Dyshja i gëzuan fansat të dielën, pasi ndanë një ‘selfie’ të ëmbël së bashku në Instagram, duke nxitur menjëherë komente për ngjashmërinë e tyre të madhe.
Në foto, Aniston, 56 vjeçe, shihet me një bluzë të zezë pa mëngë dhe flokët e saj karakteristike bionde, ndërsa Cox, 61 vjeçe, kishte veshur një këmishë të hapur, me flokët e errët që i kornizonin fytyrën.
Të dyja janë afruar pranë kamerës, me buzëqeshje të buta dhe të përmbajtura – ndërsa sytë e tyre ngjyrë blu i shtojnë edhe më shumë ngjashmërisë së habitshme, pothuajse si motra.
“Sa bukur dukemi pranë njëra-tjetrës… po ashtu dhe ato”, shkruan dyshja në përshkrimin e postimit të përbashkët, i cili mori mijëra pëlqime shumë shpejt.
Ato morën komente të shumta pozitive, disa duke thënë se e adhurojnë këtë dyshe.
Në postimin e përbashkët ato po ashtu publikuan një fotografi tjetër duke promovuar produktet e tyre.