Diego Costa rihapi përplasjen me Antonio Conten, duke bërë deklarata të ashpra. I ftuar në podcastin e ish-shokut të skuadrës te Chelsea, John Obi Mikel, sulmuesi (aktualisht pa klub) dalloi qartë aftësitë taktike nga ato njerëzore të trajnerit aktual të Napolit.
“Si person është trajneri më i keq që mund të kesh. Është dyshues, mendon se i di të gjitha. Është gjithmonë i zemëruar, gjithmonë me fytyrë të ngrysur, – tha Costa, duke shtuar një insinuatë personale: – Ndoshta është kaq i hidhur sepse nuk bën seks në shtëpi”.
Sipas sulmuesit hispano-brazilian, pakënaqësia ishte e përhapur në dhomat e zhveshjes së Chelsea: “Nuk është kënaqësi të stërvitesh me të. Lojtarët donin që unë të kthehesha, por askush nuk e vlerësonte trajnerin dhe për këtë arsye nuk zgjati shumë”. Përplasja mes tyre daton në vitin 2017, kur pas fitimit të Premier League, trajneri italian e largoi Costa me një sms të famshme: “Nuk je më pjesë e projektit”.
The post Costa sulmon Conten: Nga ana njerëzore, më i keqi. Ndoshta është kaq i hidhur sepse nuk bën seks në shtëpi appeared first on Telesport.










