Corvette ZR1 deri në 400 km/h arrin për 10,6 sekonda

Në Chevrolet prej kohësh kanë qenë mjaft skeptik në lidhje me performancën e edicionit më të fundit e më të fuqishëm të modelit Corvette ZR1, i cili së shpejti do të shfaqet në sallonet e shitjes.

Tani, heshtja është ndërprerë pasi që ky model ka bërë një xhiro në pistën për gara “Sebring 12 Hours”.

Menaxheri i projektit, Harlan Charles, për Corvette ZR1 të re ka njoftuar se “Vette” më i fuqishëm shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2,85 sekonda, deri në 200 km/h për 6 sekonda, ndërsa deri në 400 km/h për 10,6 sekonda.

Chevrolet Corvette ZR1 ka motor 6.2-litër V8 LT5 me kompresor e kapacitet prej 765 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me 7 shpejtësi ose atë automatik me 8 shpejtësi, si dhe ka sistemin e tërheqjes vetëm në rrotat e pasme.

Sa i përket çmimit, kjo veturë më e famshme sportive amerikane pritet të kushtojë rreth 130,000 euro./Koha.net/