CorrWatch: Është e papranueshme që KEK dhe Trepça të funksionojnë me ushtrues detyre

Iniciativa CorrWatch shpreh shqetësimin e thellë me zhvillimet e fundit në procesin e funksionimit të pozitave të Kryeshefit Ekzekutiv në ndërmarrjet publike si KEK dhe Trepça me ushtrues detyre.

CorrWatch po përcjell me vëmendje ndryshimet e shpeshta të të përzgjedhurve për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në ndërmarrjet publike – me fokus të veçantë tek KEK-u dhe Trepça,” thuhet në komunikatën e tyre. “Është e papranueshme që këto ndërmarrje, për shkak të sektoreve të tyre të operimit dhe rëndësisë ekonomike, të vazhdojnë të funksionojnë me ushtrues detyre”.

Kodi i Etikës dhe Qeverisjes Korporative të Ndërmarrjeve Publike (tutje: Kodi) e përcakton qartë: “Kryeshefi Ekzekutiv ёshtё pozita mё e rёndёsishme nё Ndёrmarrje. Ky ёshtё personi i cili duhet tё udhёheqё menaxherёt e lartё dhe kёshtu nё mёnyrё kolektive, ata menaxhojnё Ndёrmarrjen tё arrijё sukses nё implementimin e planit tё biznesit.”

CorrWatch vlerëson se mos pasja e një mandati të plotë ka pasur pasoja negative në operimin e ndërmarrjeve publike të Kosovës, duke dëmtuar arritjen e objektivave strategjike dhe planifikimin e biznesit.

“Ushtrimi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv pa një mandat të plotë vë në rrezik stabilitetin ekonomik, jo vetëm të ndërmarrjeve, por edhe të ekonomisë së Kosovës në përgjithësi, për shkak të sektorëve kritikë të operimit të KEK-ut dhe Trepçës,” thuhet në deklaratën e tyre.

Përmes kësaj reaksioni, CorrWatch kërkon që të respektohet Kodi dhe ligji për ndërmarrjet publike, duke garantuar përzgjedhjen me mandat të plotë të Kryeshefit Ekzekutiv për KEK-un dhe Trepçën. /Demokracia.com/