Kanë përfunduar dy takimet e para për sot në Champions League. Copenhagen ka marrë fitoren e parë për këtë sezon pasi ka fituar në shtëpi 3-2 ndaj Kairat Almaty. Për danezët shënoi Dadason në minutën e 26-të, vetëm 17 vjeç. Sulmuesi islandez shënoi me gjoks me portën e boshatisur, pas një asisti të marrë nga Robert.
Jordan Larsson dyfishoi shifrat nga penalltia në minutën e 59-të, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës. Robert vulosi fitoren e danezëve me golin e tretë në minutën e 72-të, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, i ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej kundërshtarëve, topi përfundoi në rrjetë.
Atëherë kur u mendua që ndeshja kishte përfunduar erdhi reagimi nga Kairat Almaty, që shënoi dy gola. Fillimisht, në minutën e 81-të, shënoi ylli i tyre i ri, Dastan Satpaev, 17 vjeç, duke përfituar ngë një gafë e portierit vendas. Olzhas Baybek shënoi golin e dytë në minutën e 90-të. Rezultati final, 3-2 për Copenhagen.
Në Limassol, debutesja e këtij sezoni, Pafos, ka barazuar 2-2 ndaj Monaco. Klubi nga Principata gjeti avantazhin që në minutën e 5-të, pas një aksioni të shpejtë i cili u finalizua me sukses nga Minamino, pas asistit Akliouche.
Barazimi i qipriotëve erdhi në minutën e 17-të me brazilianin David Luiz. Veterani shënoi me kokë, pas krosimit të Orsic nga këndi. Megjithatë, francezët gjetën sërish avantazhin me Folarin Balogun, amerikani shënoi pas një topi të dhuruar nga portieri vendas Michail. Pjesa e parë është mbyllur 1-2 për francezët.
Barazimi për qipriotët do të vinte në minutën e 88-të, ku Mohammed Salisu do të shënonte autogol pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Rezultati final, 2-2.
The post Copenhagen nuk fal në shtëpi dhe merr fitoren e parë, Pafos surprizon në fund Monaco-n (video) appeared first on Telesport.










