Rezultatet pozitive të javëve të fundit dhe vendi i tretë actual në Serie A duket se ka rikthyer paqen dhe qetësinë te Napoli. Kjo duket edhe në fjalët e trajnerit Antonio Conte, që duket se ka vendosur të qëndrojë në stolin e kampionëve të Italisë edhe sezonin tjetër.
“Kur mbërrita në Napoli, nënshkrova një kontratë trevjeçare. Është e pashmangshme që çdo vit të ulemi me presidentin me qetësi për të vlerësuar, diskutuar dhe kuptuar se ku duam të shkojmë“, tha Conte.
Më tej, ai shtoi se cfarë do të ndodhë në të ardhmen: “Do të bëjmë të njëjtën gjë edhe këtë vit në fund të sezonit, me qetësi. Jam i lumtur në Napoli, ndihem mirë, por është e drejtë të vlerësojmë dhe të shohim nëse projekti ia vlen të ndiqet dhe të vazhdojmë në këtë rrugë”.
“Nga ana ime, jam plotësisht i disponueshëm dhe i etur të përpiqem të vazhdoj këtë udhëtim. Mendoj se të gjithë mund të përpiqemi që sezonin tjetër të bëjmë dicka më të mirë se sa realizuam këtë vit“, tha Conte.
The post Conte zbulon të ardhmen: Ndihem mirë te Napoli, do të bisedojmë me qetësi me presidentin për të ardhmen appeared first on Telesport.









