Conte: Vjet ndodhi diçka e bukur, tani duhet të punojmë me inteligjencë dhe përulësi

Trajneri i Napoli, Antoni Conte, u takua me tifozët në kampin stërvitor. Ai përsëriti angazhimin e ekipit dhe stafit për të mbajtur një profil të ulët përpara sezonit të ardhshëm. “Është mirë që e gjejmë veten përsëri pas një viti me diçka të rëndësishme në fanellat tona“, tha trajneri i Napoli.

Diçka e bukur ka ndodhur; ju gjithmonë na keni mbështetur, nga fillimi deri në fund. Jemi të lumtur që ju kemi shpërblyer mbështetjen duke ju bërë krenarë dhe duke u shpallur kampionë“, shtoi trajneri Conte, kampion në fuqi me Napoli.

Ekipi gjithmonë ka pasur një ndjenjë të madhe përkatësie dhe respekti. E dinim se duhej të rikuperoheshim pas një sezoni të vështirë. Tani duhet të jemi inteligjentë dhe të përulur. Supozimi dhe arroganca janë të padobishme“, vazhdoi Conte.

Ne i dimë vlerat që të çojnë te suksesi. Ato janë puna e palodhur dhe profesionalizmi. Ne e dimë se çfarë duhet për të arritur sërish diçka të rëndësishme“, deklaroi Antonio Conte, duke preferuar të qëndrojë me këmbë në tokë.

The post Conte: Vjet ndodhi diçka e bukur, tani duhet të punojmë me inteligjencë dhe përulësi appeared first on Telesport.