Antonio Conte nuk e fshehu zemërimin pas humbjes në Kupën e Italisë ndaj Como dhe eliminimit nga penalltitë. Sipas trajnerit të bluve, ndeshja u ndikua edhe nga disa vendime arbitrale: “Të mos flasim gjithmonë për arbitrat, sepse në çdo ndeshje është dikush që ankohet. Sigurisht që nuk është një sezon i mirë për arbitrat dhe VAR-in.
Shpresoj të gjejnë diçka për ta përmirësuar situatën, sepse ankohen të gjithë. Ashtu si ne përmirësojmë skuadrat tona, edhe Rocchi duhet të përmirësojë arbitrat dhe VAR-in e tij. Ka shumë ankesa, kjo nuk i bën mirë futbollit”.
Conte ishte acaruar edhe gjatë ndeshjes me arbitrat për mosndëshkimin me karton të kuq të Jacopo Ramon, pas një ndërhyrjeje ndaj Hojlund në kufi të zonës. Në video shihen protestat e tij të ashpra ndaj vendimit: “Nuk e dha idioti. Shko ta shohësh në monitor, kokëtrashë…”
The post Conte shpërthen ndaj arbitrit Manganiello: Shko ta shohësh në monitor, kokëtrashë… appeared first on Telesport.









