Antonio Conte shpërtheu pas humbjes turpëruese 6-2 të të tijve ndaj PSV-së: “Napoli dhe napolitanët nuk duhen marrë për budallenj. Dikush po hedh tym në sytë e njerëzve, ndërsa këtu duhet thënë e vërteta”. Ai theksoi se për të rindërtuar një ekip krenar, “duhet rikthyer fryma dhe uniteti i sezonit të kaluar, pa ego personale e me një qëllim të vetëm: të mirën e Napolit”.
Në intervistën për “Sky”, Conte pranoi zhgënjimin: “Këto situata nuk ndodhin rastësisht. Vitin e kaluar fituam sepse ishim të bashkuar, këtë vit kemi futur në ekip 9 lojtarë të rinj, zëvendësimet kanë qenë të detyruara”.
Ai paralajmëroi për një sezon të vështirë: “Do të kërkojë shumë punë, durim dhe lidhje të reja brenda ekipit. Unë marr përgjegjësinë, por e kam paralajmëruar që nga fillimi se ky do të jetë një vit kompleks”.
The post Conte, pas turpërimit 6-2: Napoli dhe napoletanët nuk duhen tallur…, dikush po na mashtron appeared first on Telesport.