Napoli mori një barazim që e largon përfundimisht nga gara për titullin, por i jep një hap përpara drejt zonës Champions, pas ndalimit të Juventusit në “San Siro”. Antonio Conte e sheh “gotën gjysmë plot”: “Është e drejtë të falënderojmë tifozët tanë, sepse nuk është e zakonshme të vlerësohet ajo që po bëjmë këtë sezon.
Po nderojmë fanellën dhe po luftojmë për qytetin. Jam i lumtur për djemtë, e di çfarë po kalojnë nga fillimi i vitit. Të përmbysësh Romën dy herë nuk ishte e lehtë, sipas pikëve meritonim më shumë ne. Ishte një ndeshje e bukur, ‘angleze’. Duhet të ndërtojmë të ardhmen për të kuptuar në cilin kompeticion europian do të kualifikohemi”.
Për Alisson dhe Giovane: “Janë afruar në janar me kosto zero, janë prej dy javësh me ne dhe duhet të kuptojnë lojën. Alisson është më i fortë në një kundër një”. Për Rrahmanin: “Nuk e di gjendjen e tij; do të gjejmë zgjidhje gjithsesi”.
The post Conte, pas barazimit ndaj Romës: Ishte një ndeshje e bukur, ‘angleze’ appeared first on Telesport.










