Ka prej atyre që thonë se Napoli u eliminua nga Champions League që në Kopenhagen. Ka të tjerë që e lidhin gjithçka me humbjen e hidhur në “Maradona” ndaj Chelsea (2-3). Thelbi nuk ndryshon. Për Antonio Conten tani mbetet një objektiv kryesor, “scudetto”, pa harruar Kupën e Italisë dhe çerekfinalen ndaj Comos pas pak më shumë se një jave. Në “Castel Volturno” është rreptësisht e ndaluar të mendohet për zhgënjime, sepse rrezikohet të hidhet poshtë e gjithë pjesa e mbetur e sezonit.
Nga bilanci nuk mund të iket. Në verë drejtuesit shpenzuan rreth 200 milionë euro për merkaton, por si klub financiarisht i shëndoshë Napoli nuk rrezikon goditje të menjëhershme nga eliminimi prej Champions-it. Megjithatë, me një fond pagash prej 150 milionë, kualifikimi në Champions është thelbësor. Edhe pa “play off” dhe pa 1/8-at, Napoli arkëtoi 48 milionë euro, shumë që nuk mund të minimizohet, sidomos për investimet e verës së kaluar.
Shembulli i sezonit 2024-2025, pa Champions, tregoi se De Laurentiis u detyrua të injektonte mbi 300 milionë euro në dy vite me Conten në stol. Rezultati ishte një titull kampioni dhe një Superkupë. Vetëm nga suksesi në Riad u arkëtuan 11 milionë euro, duke lehtësuar disi arkën e klubit.
The post Conte nuk ka shpëtim nga bilanci. Me Napolin pa Champions, lamtumirë 50 milionë euro appeared first on Telesport.










