Antonio Conte nuk i pëlqen të flasë për tregun e transferimeve, por konfirmon se po punon me klubin për të forcuar skuadrën. Dëmtimet e shumta që ka patur skuadra këtë sezon duket se po detyrojnë kampionët e Seria A të ndërhyjnë në merkaton e janarit.
“Jemi në prag të një ndeshjeje të rëndësishme dhe nuk mendoj se është e përshtatshme të flasim për gjëra jashtë këtij konteksti. Jemi në harmoni të plotë me klubin, kemi të njëjtin vizion”, u shpreh Antonio Conte në lidhje me merkaton e dimrit.
Më tej, trajneri i Napolit shtoi: “E dimë se çfarë na duhet dhe këto janë gjëra objektive për t’u përballur në këtë gjysmë të dytë të sezonit. Për pjesën tjetër, le të përqendrohemi te ndeshja dhe të përqendrojmë energjinë tonë atje”.
Napoli do të luajë sot ndaj Copenhagen në Champions League dhe synon fitoren, pasi është në vendet e fundit që të kualifikojnë në zonën play off.
The post Conte ngre zërin: Ndërhyrjet në merkato të rëndësishme për të përballuar gjysmën e dytë të sezonit appeared first on Telesport.










