Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Eintracht Frankfurt, trajneri i Napolit Antonio Conte reagoi ndaj kritikave të fundit, duke mbrojtur skuadrën e tij: “Nga 5 sulmuesit që kam, Lang e Neres janë lojtarë krahu për skemën 4-3-3. Edhe Politano është i tillë. Në futbollin modern të gjithë sulmojnë dhe të gjithë mbrohen. Diferencat janë vetëm te karakteristikat”.
Kur u pyet për mungesën e golave, ai shpërtheu: “Jemi në krye të renditjes dhe ju flisni për mungesë goli. Kemi pasur mungesa të shumta; Lukaku, De Bruyne, Rrahmani, Lobotka, por jemi përsëri aty lart. Ju kërkoni të shihni gjithmonë gotën gjysmë bosh. Anguissa ka 3 gola më shumë se sezonin e kaluar, pra jemi seriozë”.
Më pas dërgoi një mesazh për tifozët: “Dua që tifozët napolitanë të mos mashtrohen nga zëra të krijuar për të na goditur. Napoli si kryesues bezdis shumëkënd. Duhet të jemi të bashkuar; unë, lojtarët dhe tifozët. Edhe nëse nuk fitojmë, do të mbetemi një grup i fortë. Napoli që lufton për vendet e para i tremb të tjerët”.
The post Conte: Napoli kryesues i bezdis të tjerët. Kritikat? Zëra të krijuar me qëllim destabilizimin tonë appeared first on Telesport.









