“Ishte një mbrëmje speciale për Napolin sepse Maradona ka përfaqësuar dhe përfaqëson diçka që është e vështirë të shpjegohet nëse nuk jeton këtu. Donim ta nderonim këtë ditë të trishtë (5-vjetorin e ndarjes nga jeta të legjendës argjentinase). Kishte një energji të mirë, që e morëm dhe e dhamë”.
Antonio Conte u shfaq i kënaqur pas fitores kundër Qarabag në Champions. Ai theksoi më tej: “Napoli nuk ishte i vdekur. Ndeshjet fitohen dhe humben, por duhet të japim gjithmonë gjithçka. Jemi në një moment shumë të vështirë. Sot kishim 7 lojtarë në stol, me dy portierë dhe dy djem të rinj”.
Conte shpjegoi se që nga fillimi i sezonit skuadra po përballet me mungesa të shumta dhe është i detyruar të përdorë shpesh të njëjtët lojtarë, duke rritur rreziqet: “Isha i bindur që do të shënonim. Duhet të kem energji të madhe dhe t’ia transmetoj skuadrës. Në Bologna mora përgjegjësinë, sepse nuk po jepja energji”.
Ai tregoi edhe vështirësitë në stërvitje: “Dje u stërvitëm 15 minuta, më pas një shi i madh e ndërpreu gjithçka dhe pikërisht atëherë Gutierrez u dëmtua”. Conte shpreson të rikuperojë Spinazzola: “Tani pushim, pastaj vendosim ‘helmetat’ për ta përgatitur ndeshjen ndaj Romës”.
The post Conte: Napoli im nuk ka vdekur, po kalojmë një periudhë të vështirë dëmtimesh appeared first on Telesport.











