Antonio Conte pranoi se Napoli “humbi bonusin që kishte” në garën për Scudetto pas barazimit 2-2 ndaj Genoas të dielën mbrëma, duke shprehur “hidhërim dhe keqardhje”, por theksoi se titulli ende është i mundur.
Napolitanët kaluan dy herë në epërsi me golat e Romelu Lukakut dhe Giacomo Raspadorit – të dy falë asistimeve të Scott McTominay, por Genoa barazoi po dy herë me Ahanor dhe Vasquez.
“Genoa pati dy gjuajtje drejt portës dhe shënoi të dyja. Këto gjëra ndodhin edhe në futboll, kur pranon një gol, gjithmonë mund të kishe bërë diçka më të mirë”, ka thënë fillimisht Conte për DAZN.
“Është zhgënjyese, sepse e meritonim fitoren për gjithçka që krijuam, kështu që mbetet hidhërim dhe keqardhje”.
Trajneri u shfaq i irrituar në intervistat pas ndeshjes, sidomos për shkak të golit të vonshëm të barazimit, duke fajësuar zëvendësuesin mesfushorin Billing.
“Më irriton të mos fitoj në fillim të sezonit, e lëre më tre ndeshje nga fundi. Por ky është futbolli, ndodh. Billing kishte hyrë në fushë për të përmirësuar aftësitë tona ajrore dhe për t’u përballur me këto situata, por krosi shkoi sipër tij për golin e barazimit”.