Napoli e gjen sërish Romelu Lukakun. Pasi ishte kthyer në stol në ndeshjen e Champions League kundër Kopenhagenit, sulmuesi belg u rikthye në fushë në një miqësore kundër Savoia, skuadër që militon në Serie D, e zhvilluar dje. Të mërkurën, Antonio Conte i kishte dhënë ekipit një ditë pushimi, ndërsa dje të kaltërit rifilluan punën për t’u përgatitur për sfidën e së dielës kundër Juventusit, tashmë me Lukakun më shumë.
“Big Rom” u rikthye pas një ndalese të gjatë për të testuar gjendjen fizike, përpara rikthimit përfundimtar. Ishte e nevojshme të vlerësohej lëvizja e tij nën presionin e kundërshtarit dhe testi me Savoia rezultoi i rëndësishëm. Napoli fitoi 3-0 me golat e Lukaku, Mazzocchi dhe të riut Anic.
Në prag të Juventusit, Conte buzëqesh dyfish. Të dielën rikthehen Alex Meret dhe Zambo Anguissa, të dy pas dëmtimeve të gjata, të paktën për stol. Lajm i rëndësishëm edhe për ndeshjen vendimtare të Champions League kundër Chelsea, të mërkurën e ardhshme. Për t’u kualifikuar në “play off”, McTominay dhe shokët e tij kanë vetëm një rezultat, fitoren.
The post Conte merr lajme të mira para Juventusit, Lukaku rikthehet te goli në miqësore appeared first on Telesport.










