Antonio Conte komentoi me zhgënjim humbjen në fushën e Manchester City: “Nuk e di nëse kartoni i kuq për Di Lorenzon ishte i drejtë, nuk e kam parë përsëri, por sigurisht e prishi ndeshjen. Manchester City do ta kishte të vështirë ndaj nesh. Është e pamundur të dalësh pa dëme nga këtu kur mbetesh me 10 lojtarë”.
Trajneri vlerësoi fillimin e lojës: “Në 20 minutat e para u paraqitëm mirë, duke presuar lart. Sidoqoftë, një ndeshje e tillë prish çdo lloj vlerësimi. Kundër City është e vështirë edhe me 11, me 10 situata bëhet akoma më e rëndë”.
Conte foli edhe për zëvendësimin e De Bruyne, të sakrifikuar pas kartonit të kuq të kapitenit: “Më vjen keq për të, ishte një destin i pabesë. Doja që të luante në stadiumin ku ka qenë protagonist, por nuk kisha rrugë tjetër. Jam i kënaqur me përkushtimin dhe dëshirën e djemve. Dal nga kjo ndeshje me ndjenja pozitive për ecurinë tonë në Europë”.
The post Conte: Kartoni i kuq e shkatërroi ndeshjen, na lë një shije të hidhur në gojë appeared first on Telesport.