Conte i zhgënjyer: Frankfurti i kishte mësuar mirë katenaçon, po të kishim luajtur ne kështu…

Barazimi në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurtit la shumë pakënaqësi te Napoli, që renditet në vendin e 19-të të fazës së ligës me vetëm 4 pikë. Fitorja e vetme daton nga muaji i kaluar kundër Sporting Lisbona.

Për trajnerin Conte, rruga drejt kualifikimit në Champions është bërë shumë e vështirë: “Kur nuk shënon, nuk fiton. Për fat të keq, luajtëm kundër një skuadre gjermane që ka mësuar mirë si bëhet katenaço italiane. Po të kishim luajtur ne kështu në Gjermani, do të flitej për futboll të vjetër. Megjithatë, ne mbetemi mësues të mirë”.

Conte u shpreh i kënaqur me përkushtimin e lojtarëve: “Krijuam raste të mëdha, nuk kam çfarë të qortoj. Po përpiqemi të rritemi, por është e vështirë”. Ai pranoi se mungesa e De Bruyne po ndikon: “Pa Kevin duhet të shpikim zgjidhje, si sot me Elmas në rolin e organizatorit. Djemtë dhanë gjithçka. Duhet që ‘Maradona’ të ndizet bashkë me ne”.

The post Conte i zhgënjyer: Frankfurti i kishte mësuar mirë katenaçon, po të kishim luajtur ne kështu… appeared first on Telesport.