Napoli humbi një mundësi të shkëlqyer për të marrë 3 pikë dje në Champions League në përballjen ndaj Kopenhagen, kur barazoi 1-1 një ndeshje që po e komandonte dhe ishte me një lojtar më shumë.
“Duhet të jemi të zhgënjyer sepse ndeshja ishte vënë në kushtet më të mira të mundshme për t’u fituar dhe për të bërë një hap përpara për të luajtur në playoff. Duhet t’i fitosh këto ndeshje”, tha trajneri i Napoli, Antonio Conte.
“Për herë të katërt, kemi treguar se po vuajmë jashtë fushe në Ligën e Kampionëve. Ndoshta kjo do të thotë që niveli ynë nuk është në lartësinë e kësaj gare. Pavarësisht mungesave dhe lodhjes, këto ndeshje duhet të fitohen”, shtoi Conte.
Më tej, trajneri i kampionëve të Italisë tha: “Ka zhgënjim sepse nuk ishim në gjendje ta bënim. Tani për tani, ndoshta niveli ynë nuk është në lartësinë e Champions League. Ka pak për të folur dhe vetëm për t’u zemëruar sepse patëm një mundësi të artë”.
“Është fundi i janarit, po përpiqemi të bëjmë më të mirën me lojtarët që kemi në dispozicion. Duhet të punojmë shumë dhe të gjejmë versionin më të mirë të vetes. Duhet të reflektojmë ditët në vijim”, shtoi Conte.
“Është zhgënjyese sepse punojmë kaq shumë, ndaj këto gjëra duhet të na shqetësojnë. Nëse nuk na shqetësojnë, do të thotë që nuk duam të përmirësohemi. Ky barazim duhet të na dëmtojë tmerrësisht në të ardhmen“, përfundoi Conte.
The post Conte i inatosur: Nëse nuk fiton këto ndeshje atëherë nuk je në nivelin e Champions appeared first on Telesport.










