Ndeshja e madhe e Champions League mes Manchester City dhe Napolit do të vërë përballë dy trajnerë të lidhur me të njëjtin mentor; Carlo Mazzone. Djali i tij, Massimo, tha se po të ishte gjallë, babai do të mbështeste Napolin: “Kur kishte derbi mes ekipeve të tij të mëparshme, ose lojtarëve të tij, donte që të fitonin të dy. Ai ishte shumë i lidhur me Conte dhe Guardiola, por duke qenë një ekip që e kishte drejtuar më parë, do të bënte tifo për Napolin”.
Massimo shtoi se Napoli ishte një nga qytetet e preferuara të babait: “Ai kishte pendesë që nuk e kishte drejtuar plotësisht Napolin, iku pas 4 ndeshjeve, por gjithmonë mbeti në zemrën e tij. Edhe ai mbeti në zemrën e napolitanëve”.
Familja e Mazzone ka krijuar një çmim në nder të tij, që iu dha Guardiolës më 2024 dhe Contes më 2025. Massimo rrëfen një anekdotë me Pep: “Guardiola e ftoi babanë në finalen e Champions-it në Romë. Ai donte të rrinte me familjen, por Pep i tha: ‘Mister, nëse e di që je ti në tribunë, pas meje, unë fitoj’. Kështu ai u bind dhe ndoqi fitoren e Barcelonës ndaj Manchester United”.
The post Conte-Guardiola, përplasje midis “kumbarëve” të Mazzone. Djali i tij: Ja cilin do të kishte mbështetur babai appeared first on Telesport.