Conte: Fituam 1-0 por në këto takime rrezikon të humbasësh, po rritemi si ekip

Napoli kampion në Serie A fitoi 1-0 ndaj Cagliari falë një goli të Anguissa në minutën e 95-të, duke ruajtur kreun e renditjes, me 6 pikë të plota. Trajneri Antonio Conte ka përjetuar emocionet në atë moment delikat.

Kur Anguissa shënoi, me vete thashë ‘më në fund’. Të gjithë e pamë ndeshjen. Këto janë llojet e ndeshjeve ku rrezikon shumë humbjen, por do të kisha qenë i lumtur edhe me një barazim 0-0“, tha Antonio Conte.

Luajtëm si një ekip i vërtetë, me durim, duke u përpjekur të gjenim rastet e duhura për të shënuar. Goli dukej i magjepsur. U përballëm me një Cagliari shumë mbrojtës, por luajtëm mirë. Këto janë llojet e ndeshjeve që rrezikon t’i humbasësh, kështu që i përgëzova djemtë”, shtoi Conte.

Më tej, trajneri i Napoli vlerëson skuadrën e tij: “Po rritemi në aspektin e mentalitetit, vendosmërisë dhe fokusit. Ekipi besoi deri në fund, ata menduan se rezultati ishte i padrejtë dhe se duke shtyrë, diçka e rëndësishme mund të ndodhte herët a vonë”.

The post Conte: Fituam 1-0 por në këto takime rrezikon të humbasësh, po rritemi si ekip appeared first on Telesport.