I kënaqur, Antonio Conte feston kualifikimin e Napolit në finalen e Superkupës, pas fitores ndaj Milanit: “Kam pak për t’u thënë këtyre djemve. T’i përsërisësh gjithmonë të njëjtat gjëra bëhet edhe e mërzitshme. Kur luan çdo tri ditë me pak lojtarë, është e pashmangshme që energjitë të mos jenë gjithmonë në maksimum dhe ndonjëherë të ketë rënie. Ka ndodhur dhe do të ndodhë sërish”.
Conte theksoi krenarinë për skuadrën: “Djemtë treguan se donim një ndeshje serioze, se donim të mbronim ‘titullin’ në fanellë dhe se jemi këtu sepse e kemi merituar. U kënaqëm përballë një skuadre të madhe si Milani”.
Për gjendjen fizike dhe rotacionet: “Sot rikuperuam energji dhe luajtëm shumë mirë si grup. Kur jemi ekip, me energji pozitive, jemi konkurrues. Duhet të vazhdojmë kështu, pavarësisht vështirësive dhe dëmtimeve”.
The post Conte: E merituam, mbrëmje e shkëlqyer ndaj një skuadre të madhe si Milani appeared first on Telesport.













