Pavarësisht se është ende edhe një vit nën kontratë me Napolin, Antonio Conte ka vendosur të largohet nga klubi i Serie A me konsensus. Fitorja e sotme 1-0 ndaj Udinese, ishte për të e fundit në krye të stolit të Napolit.
Conte është përfolur gjithë këto kohë për mundësinë për të qenë trajneri i ri i Italisë, pas shkarkimit të Gennaro Gattuso dhe gjithë stafit, pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror.
Në një intervistë për mediet italiane pas ndeshjes së sotme, Conte zbuloi se nuk ka asgjë mes tij dhe Federatës Italiane dhe nëse do të sugjeronte një emër të madh për stolin e “Axurrëve” do të ishte Pep Guardiola.
“Nuk ka asgjë meje dhe Federatës Italiane për t’u bërë trajner i Italisë. Deri tani asnjë. Le të shohim në të ardhmen. Nuk ka ende as president të Federatës… por më lejoni të them. A është Italia gati të emërojë një trajner të nivelit të lartë?
Lexova për Pep Guardiolën. A duhet të sugjeroj një emër, do të thoja Pep. Por… a kanë fondet për ta bërë të ndodhë? Është shumë herët për të thënë. Unë nuk kam asnjë marrëveshje deri tani”, tha Conte.
The post Conte e mbyll me Napolin dhe tregon të vërtetën për stolin e Italisë. “Lexova për Pep Guardiolën…” appeared first on Telesport.









