FC Prishtina ka arritur një barazim pa gola (0-0) në përballjen e parë ndaj Larne FC në kuadër të raundit të dytë të UEFA Europa Conference League, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja e zhvilluar në “Showgrounds Stadium” në qytetin Ballymena pa një Prishtinë të kujdesshme në pjesën e parë, ku vendasit nga Irlanda e Veriut ushtruan presion të vazhdueshëm dhe e kontrolluan më mirë lojën.
Megjithatë, në pjesën e dytë skuadra nga kryeqyteti kosovar reagoi fuqishëm, duke dominuar me raste të pastra shënimi. Tre mundësi të arta iu paraqitën , por konkretizimi mungoi.
Rezultati 0-0 i jep përparësi Prishtinës në aspektin psikologjik për ndeshjen e kthimit, pasi luan përpara tifozëve të saj dhe në fushën e njohur të “Fadil Vokrrit”. Me përkrahjen e zjarrtë të “Plisave”, shanset jane te medha.
Ne anen tjeter, nota e vetme negative eshte humbja e Deçiq, skuadra shqiptare e Tuzit te Malit te Zi, ku perballe Rapid Wien ka humbur 0-2 por qe pritej duke qene se diferenca eshte e madhe dhe e frikshme mbi buxhetin.
The post CONFERENCE | Prishtina barazon në Irlandën e Veriut, ka shanse kualifikimi. Natë e hidhur në Mal të Zi për ekipin shqiptar Deçiq appeared first on Telesport.