CONFERENCE LEAGUE: Shkëndijaaaaaaa fiton në frymën e fundit, Drita merr pikën e dytë rresht

Shkëndija ka marrë 3 pikët e para në Conference League pas fitores në frymën e fundit 1-0 ndaj irlandezëve të Shelbourne. Një autogol i Patrick Barret në minutën e 92-të vendosi fatin e takimit të luajtur në Shkup. Gjithçka nisi pas një goditjeje këndi dhe gjuajtja e Ronaldo Webster devijohet në portën e tij nga mbrojtësi irlandez. Shkëndija merr kështu fitoren e parë historike në Conference League. SHIKOGOLIN

Në “Fadil Vokrri”, Drita mori barazimin e dytë rresht, sërish 1-1, por këtë herë në fushën e saj ndaj Omonia. Intelektualët” e drejtuar nga Zekirija Ramadani, kaluan në avantazh falë golit të Arb Manaj në minutën e 12-të. Sulmuesi dardan shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Besnik Krasniqit. SHIKOGOLIN

Në minutën e 30-të, qipriotët gjejnë golin me të mirënjohurin Stevan Jovetic, por për fatin e mirë të Dardanëve, goli anullohet për pozicion jashtë loje. Barazimi i miqve do të vinte në fund të pjesës së parë nga Masouras, i cili shënoi me kokë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

The post CONFERENCE LEAGUE: Shkëndijaaaaaaa fiton në frymën e fundit, Drita merr pikën e dytë rresht appeared first on Telesport.