CONFERENCE LEAGUE | Fitore dhe kualifikim, shikoni 4 golat e Vllaznisë në Letoni (VIDEO)

Vllaznia ka arritur një fitore krenarie dhe force besimi në Letoni, duke përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë dhe duke eliminuar skuadrën e Dugavpils me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Kuqeblutë triumfuan 2-4 në ndeshjen e zhvilluar në Riga, duke siguruar kalimin në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Vllaznia e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në epërsi në minutën e 22-të me golin e Mensah. Por vendasit reaguan shpejt dhe përmbysën gjithçka për vetëm dy minuta, duke e çuar rezultatin në 2-1.

Megjithatë, Vllaznia nuk u dorëzua. Në fundin e pjesës së parë, Yago barazoi shifrat në 2-2 dhe riktheu shpresat për kualifikim. Pjesa e dytë foli sërish për nënkampionët e Shqipërisë. Në minutën e 74-të, Dodaj realizoi për 2-3, duke barazuar gjithashtu rezultatin e përgjithshëm të dy ndeshjeve.

Vetëm pak minuta më vonë, në të 87-ën, ishte rradha e Esat Malës që të shënonte dhe golin e katërt të mbrëmjes për shkodranët, duke vulosur kështu përmbysjen dramatike dhe kalimin në raundin tjetër.

DAUGAVPILS-VLLAZNIA 2-4
33′ Uilliams, 36′ Diallo / 22′ Mensah, 45’+1′ Jago, 74′ Dodaj, 87′ Mala

GOLI I MENSAH – VIDEO

GOLI I DODAJT – VIDEO

GOLI I JAGO – VIDEO

GOLI I ESAT MALA – VIDEO

The post CONFERENCE LEAGUE | Fitore dhe kualifikim, shikoni 4 golat e Vllaznisë në Letoni (VIDEO) appeared first on Telesport.