Janë mësuar tri çerekfinalistet e para në Europa League, ndërsa një nga sfidat shkon në shtesë.
Në Athinë, AEK-u ku luan Thomas Strakosha është mundur 0-2 në shtëpi nga Celje, por grekët kalojnë në çerekfinale pas fitores 0-4 në ndeshjen e parë në Slloveni.
Mainz është ekipi tjetër që kalon në çerekfinale pasi mundi në shtëpi 2-0 çekët e Sigma Olomuc. Gjermanët shënuan dy herë në pjesën e dytë me Stefan Posch 46′ dhe Armindo Sieb 82′.
Fiorentina është klubi i tretë që kalon në çerekfinale pas fitores 1-2 në transfertë ndaj polakëve të Rakow dhe në ndeshjen e parë italianët kishin fituar 1-0 në “Artemio Franchi”.
Ndërkohë, në Qipro, koha e rregullt mes AEK Larnaca dhe Crystal Palace është mbyllur në barazim 1-1. Duke qenë se ndeshja e parë ka përfunduar po në barazim, por 0-0, ndeshja shkon në shtesë. Qipriotët janë me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë të autorit të golit Enric Saborit. Për Crystal Palace shënoi Ismaila Sarr.
The post Conference League: AEK-u Strakoshës befasohet në shtëpi, por kalon më tej. Fiorentina dhe Mainz bëjnë detyrën (video) appeared first on Telesport.










