Drita e ka mbyllur në avantazh pas 45 minutave lojë ndaj Shkëndijës, në përballjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”. Është goli i Arb Manaj që po e bën dallimin, meqenëse vetëm qendërsulmuesi e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.
Pas një harkimi të Besnik Krasniqit, Manaj me një vollej të lehtë mposhti portierin mysafir për t’i dhënë epërsinë Dritës (21’). Drita ishte më e mirë në periudhën më të madhe të kohës, ku ndërtuan edhe disa aksione por larg infalizimit.
Ndërkohë, Shkëndija tentoi me disa kundërsulme por gjithashtu nuk kishin ndonjë rast ku rrezikuan portën e Faton Malokut. Atmosfera në “Fadil Vokrri” është e shkëlqyer, ku si tifozët e Dritës “Intelektualët” ashtu edhe “Ballistët” e Shkëndijës nuk po ia ndalin këngës.
The post CONFERENCE: Drita në avantazh, goli i Arb Manaj ngre peshë stadiumin (VIDEO) appeared first on Telesport.











