Conf. League: Drita dhe Shkëndija humbin edhe në ndeshjet e kthimit dhe e mbyllin këtu rrugëtimin fantastik të këtij sezoni

Drita dhe Shkëndija i kanë dhënë fund rrugëtimit në Conference League, pas humbjeve edhe në ndeshjet e kthimit. Drita është mundur 3-2 në Slloveni nga Celje, me të njëjtin rezultat kundërshtarët fituan edhe në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”.

Dy golat për “Intelektualët” u shënuan nga Blerim Krasniqi në pjesën e parë dhe Albert Dabiqaj në pjesën e dytë. Ndërkohë, Shkëndija u mund 4-0 në ndeshjen e kthimit nga Samsunspor. Turqit kishin fituar 0-1 në ndeshjen e parë në Shkup.

Në dy ndeshjet e tjera, Rijeka ka fituar 3-1 ndaj Omonia-s dhe kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 4-1 në të dy takimet. Surpriza vjen nga “Artemio Franchi”, ku Fiorentina po mundet 0-3 nga polakët e Jagiellonia. Italianët kishin fituar me të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë. Aktualisht po luhen minutat e fundit dhe nëse ndeshja mbaron kështu, do të shkojë në shtesë.

The post Conf. League: Drita dhe Shkëndija humbin edhe në ndeshjet e kthimit dhe e mbyllin këtu rrugëtimin fantastik të këtij sezoni appeared first on Telesport.