Francisco Conceição, anësori i Juventusit, i lindur në vitin 2002, ka folur për “SportMediaset” mbi gjendjen e tij dhe ambiciet bardhezi: “Jam mirë, e kam kaluar problemin fizik, ndihem gati të rikthehem. Këtë sezon më kanë munguar disa gola, por duke vazhduar kështu do të përmirësohem”.
Pra, portugezi duket i rikuperuar nga një shqetësim i lehtë në gju. Ish-lojtari i Portos u ndal tek objektivat e Juventusit: “Mendojmë ndeshje pas ndeshjeje për të qenë sa më lart në renditje. Po finalizojmë pak? Krijojmë shumë, ndaj duhet të përmirësohemi. Nëse nuk e zhbllokojmë shpejt ndeshjen, rritet nervozizmi. Duke shënuar herët kemi më shumë besim”.
Conceição vlerësoi edhe punën e Luciano Spallettit: “Më pëlqen uria e tij për të fituar, rezultatet flasin. Gjithsesi, mund të rritemi ende”. Për të ardhmen ishte i qartë: “E shoh veten te Juve për një kohë të gjatë, për të fituar trofe dhe bërë gjëra të mëdha”.
Në fund, për sfidat me Interin dhe Galatasaray: “Interi është në formë shumë të mirë, por kemi cilësinë për të fituar. Do të jetë e vështirë edhe në Champions, por duam të shkojmë në fazën e 1/8-ave”.
The post Conceição: E ardhmja ime është vetëm bardhezi, Spalletti ka uri fitoresh appeared first on Telesport.










