Conceiçao: Barazim i merituar, i lumtur që e ndihmova skuadrën me golin tim

“Shënova një gol të bukur, por jam shumë më i lumtur për atë që bëri skuadra pas rezultatit 3-1. E merituam këtë barazim dhe, nëse kishte një ekip që duhej të fitonte, ishim ne”, – tha Conceiçao pas barazimit në minutat e fundit të Juventusit ndaj Romës në “Olimpico”.

“Vëllezërit më dërguan mesazh për golin. Më thanë ‘duhet të godasësh’ dhe pikërisht këtë bëra. Marr gjithmonë përsipër rrezik maksimal dhe sonte me këtë gol ndihmova skuadrën”, – shtoi ai për DAZN.

Portugezi pranoi se duhet të përmirësohet: “Për të arritur një nivel tjetër duhet të shënoj më shumë gola, e di mjaft mirë. Kush luan në sulm te Juve duhet të realizojë gola, edhe pa top duhet ta ndihmojë skuadrën”.

Për trajnerin shtoi: “Spalletti më kërkon të luaj për skuadrën, më jep gjithmonë besim mua dhe të gjithëve. Unë duhet vetëm të vazhdoj të punoj”.

The post Conceiçao: Barazim i merituar, i lumtur që e ndihmova skuadrën me golin tim appeared first on Telesport.