Për herë të dytë më 2025, Juventusi prezanton një fillim të ri teknik, pas periudhave me Thiago Motta dhe Tudor, tani me Luciano Spalletti në stolin bardhezi. Trajneri debuton në Cremona, ndërsa ndryshimet taktike priten pas pushimit. Qëllimi kryesor? Kualifikimi në Champions League dhe performanca maksimale në Europë.
Damien Comolli, drejtor i përgjithshëm, mirëpriti Spallettin: “Jemi të lumtur ta presim Spallettin, ekspert i madh i futbollit italian. Zgjedhja u mor së bashku me Chiellini dhe Modesto. Është shumë e rëndësishme që vendimi të ishte i përbashkët”. Comolli konfirmoi një kontratë afatshkurtër deri në fund të sezonit, me opsion për zgjatje: “Ai ka fituar trofe edhe në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në fund të sezonit do të vendosim për vazhdimin”.
Për merkaton: “Do respektojmë ‘fair play financiar’. Nëse shfaqen mundësi, do t’i shfrytëzojmë. Jam i kënaqur me lojtarët e merkatos së verës”. Pozita e drejtorit sportiv mbetet e lirë: “Kërkimi vazhdon, do t’ju njoftojmë sapo të ketë zhvillime”.
The post Comolli mirëpret Spallettin: Zgjidhja më e mirë. Merkato? Të kënaqur me lojtarët që kemi, por… appeared first on Telesport.



 
															






