Como ka marrë një fitore fantastike në transfertën ndaj Pisa, me rezultatin 0-3, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të në Serie A. Pjesa e parë ishte e vakët dhe mungoi goli, sfida u bë emocionuese n2 0 minutat e fundit, ku erdhën tre golat e Como.
Argjentinasi Maximo Perrone zhbllpkoi fillimisht shifrat me golin e tij në minutën e 68-të. Më pas ishte radha e sulmuesit grek, Anastasios Douvikas, për të shënuar, goli i dytë në fund fare nga penalltia.
Pisa pati shansin për të ngushtuar shifrat në minutën e 85-të, kur rezultati ishte ende 0-2, por M’Bala Nzola gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Rezultati përfundimtar, 0-3 për Como-n.
Pas kësaj fitoreje, Como renditet në vendin e 4-të me 33 pikë, ndërsa Pisa zhytët në fund me 12 pikë.
The post Como zhyt Pisa-n në fund dhe kap Champions-in. Ekipi i Fabregas të kënaq sytë (video) appeared first on Telesport.










