Kanë përfunduar dy nga ndeshjet e javës së 16-të në Serie A. Në “Via del Mare”, Como fitoi në transfertë 0-3 ndaj Lecce. Nico Paz hapi serinë e golave në minutën e 20-të. Pas një topi të marrë nga Mërgim Vojovda dhe një lëvizjeje të bukur, Nico Paz shënoi një supergol nga distanca, i ndihmuar edhe nga devijimi i kundërshtarit. Vendasit pretenduan për faull të Nico Paz, por për arbitrin ishte gjithçka “ok”.
Në minutën e 24-të, Eusebio Di Francesco ndëshkohet me karton të kuq për shkak protestash. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Como-n. Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas shënon edhe dy herë të tjera. Jacob Ramon dyfishoi shifrat në minutën e 66-të, pas asistit me kokë të Vojvodës.
Anastasios Douvikas vulosi fitoren 0-3 të Como me golin e tij në minutën e 75-të, pas asistit të Nico Paz. Pas kësaj fitoreje, Como renditet në vendine 6-të me 27 pikë, ndërsa Lecce mbetet në vendin e 16-të me 16 pikë. Ramadani titullar për Lecce-n.
Në sfidën tjetër, Torino u befasua në shtëpi duke u mundur 1-2 nga Cagliari. Nikola Vlasic shënoi i pari për vendasit, por miqtë barazuan fillimisht shifrat me Matteo Prati në fund të pjesës së parë. Semih Kilicsoy shënoi goline fitores për Cagliari-n në minutën e 66-të. Asllani dhe Ismajli titullar.
The post Como spektakël ndaj Lecce. Paz magjik, Vojvoda dy asiste. Torino befasohet në shtëpi (video) appeared first on Telesport.













