Como është mundur në fushën e vetë 1-2 nga Fiorentina, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.
Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të, ku ishte mesfushori Nicolo Fagioli që tregoi klasin e një “sulmuesi” të vërtetë brenda zone dhe dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 54-të, Moise Kean tregohet i saktë nga penalltia, pas një faulli brenda në zonë të Maximo Perrone.
Në minutën e 70-të, trajneri i Fiorentinës, Paolo Vanoli ndëshkohet me karton të kuq për shkak protestash të vazhduehsme ndaj vendimeve të arbitrit.
Në minutën e 77-të, Como ngushton shifrat falë një autogoli. Pas një topi në zonë të Jesus Rdoriguez, ishte Fabiano Parisi që e dërgoi në portën e tij, gabimisht. Në minutat e fundit, Como mbetet me 10 lojtarë, pasi Alvaro Morata mori kartonin e dytë të verdhë. Rezultati final, 1-2.
Como mbetet në vendin e 6-të me 41 pikë, ndërsa Fiorentina në vendin e 18-të me 21 pikë, por fitorja e sotme mund të jetë një pikë kthese në garën për të qëndruar në Serie A.
The post Como shtanget nga Fiorentina, fitore shprese për klubin vjollcë (video) appeared first on Telesport.










