Como e papërmbajtshme në merkato, 40 milionë euro për sulmuesin e rivalëve

Ditën e sotme, Como ka zyrtarizuar transferimin e Trevoh Chalobah nga Chelsea për 30 milionë euro. Objektivi i radhës i klubit të drejtuar nga Cesc Fabregas është të forcojë sulmin.

Mediet italiane zbulojnë se Como i ka ofruar 40 milionë euro Fiorentinës për transferimin e Moise Kean, megjithatë klubi vjollcë ka refuzuar pasi pretendon 62 milionë euro sipas klauzolës së vendosur për largimin e sulmuesit.

Megjithatë, nuk përjashtohet aspak mundësia që të arrihet marrëveshja mes klubeve për një shifër 45-50 milionë euro. Kujtojmë që Como do të luajë për herë të parë në historinë e saj në Champions League, ndaj po tregohet edhe mjaft aktive në merkato.

The post Como e papërmbajtshme në merkato, 40 milionë euro për sulmuesin e rivalëve appeared first on Telesport.