Të dielën, Chelsea do të përballet në “Stamford Bridge” me fituesit e fundit të “Community Shield”, Crystal Palace. Për këtë arsye, trajneri i bluve të Londrës, Enzo Maresca, mbajti një konferencë për shtyp:
“Ka qenë një pushim i shkurtër veror për ne, por do të përpiqemi të jemi gati. Sigurisht që është diçka e re. Nuk e dimë se si do të reagojmë, sepse nuk ka ndodhur më parë të pushojmë kaq pak gjatë vetës, mes dy sezoneve. Është diçka e re dhe duhet të jemi të vëmendshëm ndaj çdo detaji”.
Për Colwill: “Është i vetëdijshëm që do të mungojë për një kohë të gjatë. E konsideroj humbje të madhe për ne, sepse ishte lojtar i rëndësishëm sezonin e kaluar. Mund të krijojmë raste dhe të sulmojmë në mënyrën e duhur nëse dimë ta ndërtojmë ekipin siç duhet. Levi luajti një rol kyç në këtë. Tani do të kërkojmë një zgjidhje tjetër. Klubi e di që na nevojitet një mbrojtës i ri qendror”.
Për skuadrën: “Kemi një grup fantastik lojtarësh. Jemi të kënaqur me skuadrën në dispozicion, pa dyshim, por kur merkatoja është e hapur, gjithçka mund të ndodhë”.
Për objektivat: “Kur erdha në këtë klub, zhurma rreth nesh ishte krejtësisht e ndryshme nga tani. Personalish nuk më pëlqen të shoh shumë përpara, tre ose katër muaj, sepse kjo nuk ekziston në futboll. Më pëlqen të fokusohem tek e nesërmja. Qëllimi im personal dhe i skuadrës është të përmirësohemi çdo ditë”.
Për ndeshjen kundër Crystal Palace: “Do të jetë shumë e vështirë. Ata kanë mundur në dy finale ndoshta dy nga skuadrat më të mira angleze të 10-15 viteve të fundit”.
The post “Colwill do të mungojë për një kohë të gjatë, klubi e di çfarë na duhet nga merkatoja” appeared first on Telesport.