Colorado Rapids heq dorë nga sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi

Skuadra amerikane Colorado Rapids ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi.
Kontratës së futbollistit 30 vjeçar i ka ardhur fundi pas tre vjetësh dhe skuadra ka vendosur që mos t’ia vazhdojë kontratën, shkruan Goal.
“Ne duam ta falënderojmë Shkëlzenin për shërbimin e tij gjatë tre sezoneve të fundit dhe ne i dëshirojmë atij më të mirën”, ka shkruar klubi amerikan në Twitter.