Në “Rubikon” në Klan Kosova, Bekim Çollaku tha se të gjitha partitë politike deri të dielën hyjnë në negociata të fshehta për ta bërë Qeverinë, duke shtuar se ka “luftë të paskrupulltë për pushtet”.
Sipas Çollakut, kjo është hera e vetme kur ka paqartësi të këtij niveli, pasi asnjëri nga akterët kryesor nuk kanë mirëbesim.
“Abdixhiku tha se në nivelin lokal nuk kanë vija të kuqe me askënd. Dhe ajo deklaratë bie në kundërshti të plotë me deklaratën e sotme. Sepse tani del vet kryetari që janë kundër atij koalicioni dhe thotë se nuk ka pasur dijeni. Nga përvoja ime është e pamundur që në lider të mos jetë në dijei”, tha Çollaku.
“Ngritën shumë pikëpyetje nëse Abdixhiku apo LDK po luajnë lojë të dyfishtë, kush është i përfshirë në negociatat e fshehta që janë duke u zhvilluar për bërjen e koalicionit tani dhe jo në zgjedhjet e jashtëzakonshme”, vijoi tutje ai.
Ndër tjerash, Çollaku tha se nuk e konsideron Kurtin si lider pragmatik.